Sfida Wilder-Fury ndryshon

Boksi

Sfida Wilder-Fury ndryshon

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:39
Sfida Wilder-Fury ndryshon

Sfida e peshës së rëndë mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury zhvilluar një javë më parë ka sjellë ndryshime në renditjen e këtij Divizioni. Sipas “Ring Magazine”, në krye të renditjes së peshës së rëndë vijon të qëndrojë kampioni i botës, boksieri britanik Anthony Joshua. Por ai që ka humbur një pozicion është Deontay Wilder, kampioni tjeter i botës së këtij Divizioni, që ka lëshuar vendin e dytë, duke zbritur në të tretin. Në vendin e dytë të peshës së rëndë është ngjitur Tyson Fury, ndërkohë që boksierët e 3 vendeve të para janë të gjithë të pamposhtur në ring.

Ai që ka bërë një ngjitje të shkallëve të renditjes është Fury, që rikthehet në nvelet e dikurshme. Përballja Wilder-Fury u mbyll në barazim, pa fitues, dhe WBC ka urdhëruar që dy boksierët të duelojnë sërish për titullin kampion, ndërkohë që Joshua pret të sfidojë njërin prej tyre në prill të 2019-ës. Renditja e peshës së rëndë, nga vendi i katërt në të dhjetin, kompletohet nga Luis Ortiz, Dillian Whyte, Alexander Povetkin, Joseph Parker, Jarrell Miller, Adam Kownacki dhe Kubrat Pulev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat