Surprizon Fury: Kam nisur stërvitjen për ndeshjen e radhës

Boksi

Surprizon Fury: Kam nisur stërvitjen për ndeshjen e radhës

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 23:07
Tyson Fury

Tyson Fury nuk humbet kohë dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka nisur nga puna për revanshin ndaj Deontay Wilder, pasi sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar më 1 dhjetor në Los Anxhelos, u mbyll në barazim. Boksieri britanik është rikthyer në vendlindje pas një “emigrimi” 3-mujor në Kaliforni dhe tani shpreson të zhvillojë në Manchester revanshin, me shpresën që të marrë titullin kampion të kategorisë WBC, që mbahet nga rivali amerikan. Sukses që do ta rikthente kampion bote në peshën e rëndë, si dikur.

Në videon e postuar në rrjetet sociale, 30-vjeçari Fury komenton: “Jam rikthyer sërish në rrugën time, në palestër. Kam nisur nga puna për të rënë sërish në peshë, për të qenë gati për sfidën e madhe, për revanshin. Këtë herë do t’ia dal mbanë të marr titullin”, u shpreh Tyson Fury përmes videos, ku duket duke vrapuar në palestër.

Boksieri britanik arriti barazimin e parë në karrierë pas 27 fitoresh, ndërkohë që në duelin ndaj Wilder ishte në epërsi në shumicën e raundeve edhe pse ra dy herë në tapet. Një gjyqtar i dha fitoren Fury, njëri Wilder dhe një e mbylli ndeshje barazim, që në fund ishte rezultati përfundimtar i kwtij dueli të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat