Një spektakël i madh i sporteve luftarake

Boksi

Një spektakël i madh i sporteve luftarake

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 15:16
Krieziu dhe Salihu

Më 3 gusht në Ulqin të Malit të Zi do të zhvillohet një spektakël i madh i sporteve luftarake “ArenaRing Fight Night” ku në ring do të ngjiten emra të njohur të kikboksit, boksit e MMA-së, kurse në kuadër të tyre do të ketë edhe disa ndeshje për tituj Evrope si dhe atë botëror që do të luftoj Albert Krieziu, një person ky i cili ia ka jep tërë jetën këtij sporti duke fituar dy tituj Evropian dhe duke dalë fitues në shumë evente të fuqishme që janë zhvilluar në Evropë e botë. Ai do jetë edhe organizator i kësaj ngjarje të madhe dhe i njëjti dëshiron që të përfundoi karrierën e tij me një triumf të madh kurse kundërshtari do të caktohet në muajt e ardhshëm varësisht nga Federata përkatëse që do e përcakton të njëjtin. Sipas tij, ky evitimet do të zhvillohet në bashkëpunim me menaxherin e mirënjohur shqiptar Avdyl Salihu, i cili posedon edhe kompaninë “Management Promotion ArenaRing” i cili do jetë edhe përgjegjës për luftëtarët.

“Në konceptin që kemi krijuar së bashku me menaxherin Avdyl Salihu që njihet madje edhe si promotor mjaft i suksesshëm, kemi parapa të zhvillojmë mbi 10 lufta në k1 dhe boks profesional. Poashtu do kemi bashkëpunim edhe me Stekon.  Kemi filluar nga tani me organizim sepse dëshirojmë gjithçka të jetë e përkryer dhe të sjellim emra të njohur në këtë vend turistik dhe ti prezantojmë atyre bukuritë dhe kulturën e këtij vendi. Nuk dyshoj se nuk do të kem mbështetje edhe nga Komuna por edhe nga afaristët e këtij vendi, se ka kohë që edhe unë pushimet verore i bëj në këtë vend por edhe kam lokalin tim. Do jem krenar dhe ndihem i privilegjuar që karrierën time do ta përfundoj në këtë vend dhe dhashë zoti të fitoj edhe titullin e botës ku në fund të ti gëzohemi gjithë së bashku. Dua të ceki poashtu se në këtë gala mbrëmje do të paraqiten edhe 2-3 kikbokser të njohur nga Mali i zi që me kualitetin e tyre do të mundohen të arrijnë deri tek fitoret e radhës”, tha Krieziu.

Nga ana tjetër, Avdyl Salihu tha se ndihet i privilegjuar që do të bashkëpunoj për një eveniment të madh me legjendën e sporteve luftarake Albert Krieziu. “Ulqini e meriton një eveniment të tillë dhe unë së bashku me Albertin do të bëjmë çmos për të sjell emra të njohur për tu ndeshur në këtë vend të bukur. Poashtu dua të ceki se Alberti ka karrierë të suksesshme ku ka krijuar edhe shumë miq kudo që ka shkuar, andaj edhe shumë sportist do të dëshironin ta respektonin me ardhjen e tyre për tu ndeshur. Mendoj se do të zhvillohet një event që do kënaqen të gjithë dhe në fund do ti gëzohemi edhe suksesit të Albertit duke mbyll kështu karrierën e tij me një titull të madh”, tha Salihu.

Ndryshe,  Albert Krieziu është i lindur në Tërnovc të Preshevës i cili për një jetë më të mirë shkoi në Zvicër ku edhe u inkuadrua menjëherë me sport, por njëherit si futbollist i një klubi ku luajti për disa vite me sukses, kurse në moshën 25 vjeçare ai deshi që ta realizoi ëndrrën e tij fëmijërore për tu bërë një sportist luftarak, andaj edhe u regjistrua në një klub Zvicrën që gjendej në Biellt ku e stërviti për disa vite nga trajneri Mihael Herman dhe mandej me pas vazhdoi ne Munih te Gjermanisë tek “Steko” ku edhe i fitoi sukseset më të mëdha. Krieziu për pak kohë u bë kampion, kurse më pas karrierën e tij e vazhdoi në Gjermani ku nuk kishte kush ta ndal në ring.  Ai ka fituar dy tituj evropian në ISKA, 2 tituj evropian në WKA si dhe njëherë u ndesh edhe për titull bote. Gjithsej ka zhvilluar 80 lufta, prej tyre 15 amatore dhe shumicën e ka fituar me KO në dy raundet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat