Refuzon

Boksi

Refuzon

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:07
Valentina Shevchenko

Valentina Shevchenko u shpall kampione e botës në peshën “flyweight” në artet marciale mikse, titull që e fitoi më 8 dhjetor, në eventin UFC-231 të zhvilluar në Kanada. Ajo ka deklaruar sot se nuk ka në planet e saj të zhvillojë një revansh me polaken Joanna Jedrzejczyk, të cilën e mundi me vendim unanim të gjyqtarëve. Ajo i gëzohet faktit që u shpall kampione e botës në UFC, titull që kishte dy vite që e gjurmonte.

Në lidhje me rivalen e radhës, ndaj së cilës do të mbrojë titullin, ajo tha: “Kemi shumë opsione për të ardhmen. Nuk besoj se do të dueloj sërish ndaj Joanna, pasi ajo i përket më shumë peshës “strawweight” dhe jo këtij Divizioni. Këtu ka shumë sportiste të mira që meritojnë duelin për titull, unë i mirëpres të gjitha”, tha Valentina Shevchenko.

Mediet parashikojnë një përballje me Nicco Montano, ish-kampionen e kësaj peshe, që e dorëzoi titullin për shkak të një problemi fizik, para eventit UFC-228, ku duhej të përballej me Shevchenko. Ndoshta UFC do të vendosë që kjo sfidë e anulluar disa muaj më parë këtë herë të zhvillohet, ndoshta në pranverën e 2019-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat