Canelo dhe Fielding, gati

Boksi

Canelo dhe Fielding, gati

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 16:40
Canelo dhe Fielding

Në stadiumin “Madison Square Garden” të Nju Jorkut do të zhvillohet dueli i peshës super të mesme në boks mes kampionit të këtij Divizioni, britanikut Rocky Fielding dhe meksikanit Saul “Canelo” Alvarez. Ky i fundit është kampion bote në peshën e mesme dhe nesër në mëngjes do të tentojë të shpallet kampion në një peshë më të lartë. Ndërkohë që, Canelo, dikur ka qenë edhe kampion i “light middleweight”.

Sot, dy boksierët, pak orë para sfidës, boksierët kanë kryer peshimet zyrtare dhe gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve. Boksierët kanë qenë brenda normës së lejuar, 76kg. Një duel ku nuk ka favoritë, me Fielding (27 fitore e 1 humbje), që do të mbrojë titullin ndaj Canelo Alvarez (50 fitore, 1 humbje e 2 barazime në karrierë).

Gjatë peshimeve dhe daljes për herë të fundit “face to face”, dy boksierët kanë respektuar njëri-tjetrin dhe nuk ka patur asnjë incident në skenë. Për Fielding kjo është hera e parë që e mbron titullin kampion bote në peshën “super të mesme”, të cilin e fitoi në korrik të këtij viti. Pritet një përballje e fortë mes dy boksierëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat