Joshua nis stërvitjet për tu bërë kampion i padiskutueshëm

Boksi

Joshua nis stërvitjet për tu bërë kampion i padiskutueshëm

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 17:24
Anthony Joshua

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBO dhe WBA, ka deklaruar sot se ka nisur përgatitjen për t’u përballur me kampionin tjetër të botës, amerikanin Deontay Wilder (mban titullin e kategorisë WBC).

Sipas Joshua, stërvitja është dedikuar veç për t’iu përshtatur sa më mirë kampionit amerikan, duke konfirmuar se nuk do të përballet as me Tyson Fury e as me Wladimir Klitschko, siç ishte përfolur ditët e fundit.

“Po, kam nisur nga puna me një objektiv të qartë, të përgatitem sa më mirë për duelin ndaj Wilder. Nuk kam më asnjë dyshim që do të dueloj ndaj tij. Dua të bëhem kampioni i padiskutueshëm i botës në këtë Divizion. Jam shumë i “uritur” për të marrë këtë titull dhe po përgatitem vetëm për këtë objektiv”, u shpreh sot Anthony Joshua.

Boksieri britanik ka prenotuar stadiumin “Wembley” të Londrës, për të dueluar aty më 13 prill të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat