Jarrell Miller i shpallë luftë Anthony Joshuas

Boksi

Jarrell Miller i shpallë luftë Anthony Joshuas

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 00:10
Miller dhe Joshuas

Njëri nga 10 boksierët më të mirë të kategorisë super të rëndë në boks, Jarrell Miller, i ka bërë thirrje për luftë kampionit  Anthony Joshua.

Ai ka thënë se do të donte të luftonte me britanikun, në Amerikë, në “Square Garden”, në vitin 2019.

Dyshja ishin të pranishëm në duelin Canelo Alvarez – Rocky Fielding, që u zhvillua në New York, natën e kaluar.

“Po shpresoj që ta takojë atë përsëri dhe të përballem me të” ka thënë Miller “për Sky Sports”.

“Bëhet fjalë vetëm për qejf, jo diçka personale apo biznes. AJ është një kampion i madh, dhe po bënë gjërat e tij si brenda ashtu dhe jashtë ringut, por herët ose vonë, do ta godas fytyrën e tij” ka thënë tutje amerikani.

“Kështu ndihem për secilin që ka një titull. Ndihem sikur mund ta mposhtë Joshuan kurdo, dhe e di se mund ta mposhtë Wilderin” ishin fjalët e Jarrell.

“Madison Square Garden është Meka e boksit. Nuk më intereson çfarë thonë të tjerët. Nëse AJ dëshiron të vij në Amerikë, këtu është vendi për ta bërë” ka përfunduar boksieri.

Kujtojmë se AJ ka caktuar datën dhe vendin  për ndeshjen e ardhshme ( Wembley, 13 prill), por është në kërkim të kundërshtarit.

Mbetet  të shihet nëse britaniku do t’i përgjigjet thirrjes së Jarrell Miller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat