Krusita thyen heshtjen pasi e bën të dashurën e Kledi Bahitit: Ai këtë bën me të gjitha

Bota e Yjeve

Krusita thyen heshtjen pasi e bën të dashurën e Kledi Bahitit: Ai këtë bën me të gjitha

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 14:40
Krusita

Gjatë festivalit të “Kënga Magjike” nisën të qarkullonin thashetheme se këngëtarja e re Krusita Stafa, e cila mori pjesë në këtë edicion me këngën “Akull”, është në lidhje dashurie me kompozitorin e njohur Kledi Bahiti. E pas ndarjes së çmimeve, Krusita ka thyer heshtjen, duke vendosur të tregojë raportin që ka me Bahitin.

Në një intervistë televizive, ajo ka thënë se kanë marrëdhënie miqësore, duke sqaruar më tej arsyen pse Kledi e shoqëron kudo. “Ne kemi marrëdhënie miqësore, përveç asaj të punës. Duke qenë se është kompozitor i këngës do të vinte në prova, nuk vjen vetëm për mua, por për të gjitha këngët e këngëtarët që ka bërë, kështu që rrini rehat!”, është shprehur Krusita.

Kujtojmë që thashethemet rreth një lidhjeje të mundshme mes Krusitës dhe Kledit erdhën pas publikimit të disa fotografive, ku ata shihen pranë njëri-tjetrit gjatë provave të “Këngës Magjike”. Ndërkohë që Krusita ia doli të dilte në finale, duke u komentuar dhe për pamjen dhe fizikun.

Këngëtarja e muzikës pop nuk ishte e panjohur për publiklun. Në vitin 2011, ajo u shpall fituese e “Gjeniut të vogël 4”, kohë kur ishte fëmijë. Ndërsa Kledi Bahiti njihet si kompozitori i talentuar, kryesisht i baladave. 31-vjeçari i diplomuar në Akademine e Arteve për Kompozicion, ndërkohë që kompozoi këngën e parë në moshën 14- vjeçare, me titull “Më mashtruan sytë”, këngë e cila u këndua nga Vedat Ademi.

Prej janarit të vitit 2011, Kledi nisi bashkëpunimin me Flori Mumajesin dhe Ervin Gonxhin, bashkëpunim i cili u finalizua me krijimin e labelit “Threedots”. Kledi është një personazh mjaft i suksesshëm dhe i pëlqyer në tregun muzikor shqiptar, madje, shpeshherë këngët e krijuara nga ai kanë fituar çmime prestigjoze.

Fitues i dy edicioneve të “Top fest 9” dhe “Top fest 10” me këngët “S’je më” të Elhaida Danit dhe “Loti i fundit”, kënduar nga Samanta Karavella. Edhe pse e kishim dëgjuar emrin e tij si kompozitor, talentin si këngëtar e shfaqi në “Kënga Magjike 2014”, ku u shpall “Kantautori më i mirë” me këngën “Rastësi”.

Para pak vitesh, ai u përfol edhe për një lidhje të mundshme me Samanta Karavellën, por që nuk u pranua asnjëherë nga dy artistët. Kledi Bahiti është producent i njohur, nga studioja e të cilit kanë dalë shume këngë fituese. E kemi dëgjuar emrin e tij nga goja e këngëtarëve për baladat e ndjera.

Ai zgjodhi festivalin “Kënga Magjike” për të prezantuar vokalin e tij katër vite më parë, ku zgjodhi t’i këndonte rastësisë. “Zgjodha këtë festival, sepse e shoh si mënyrën më të mirë për të promovuar këngën time”, u shpreh ai në atë kohë, vit pas të cilit e dëgjuam emrin e tij si krijues në këtë garë, ku kolegët votojnë kolegët. Në qershor 2014, Kledi Bahiti & Samanta Karavella bënë bujë me këngën “Më Jeto”. Ndërsa në qershor 2014, publikoi videoklipin “Jemi bashkë”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat