Elita nuk e lë rehat Gjikon me nazet e shtatzënisë: Mos merr poza, por shko me ble…

Bota e Yjeve

Elita nuk e lë rehat Gjikon me nazet e shtatzënisë: Mos merr poza, por shko me ble…

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 14:43
Elita Rudi

Reperi i njohur Gjiko ka fshirë në profilin e tij në “Instagram” shumicën e postimeve, duke lënë vetëm shtatë prej tyre.

Gjiko, i cili prej pak ditësh ka publikuar këngën me titull “Bakllava” në bashkëpunim me këngëtarin Butrint Imeri, së fundmi ka postuar një foto të re ku pozonte shumë serioz i veshur sportiv, teksa mbante një kapuç në kokë.

“Zemra e gjen rrugën e vet”, shkruan reperi bashkëngjitur me foton. Në këtë fotografi e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi.

Kjo e fundit i kërkon bashkëshortit të lërë pozat, por të blejë ushqimet. “Mos merr poza fort por shko më ble bukëëën! Edhe limona, se i kam ngrënë të gjitha dhe gjej një makinë që bën akull rrugës. Të dua bebe”, i komenton Elita.

Ndërkohë kujtojmë se Elita është në pritje të ëmbël, e së shpejti ata do të bëhen prindër për herë të parë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat