Rita Ora vishet si babadimër, befason fëmjët në spitalet e Londrës

Bota e Yjeve

Rita Ora vishet si babadimër, befason fëmjët në spitalet e Londrës

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 20:47
Rita Ora

Ditëve të fundit ajo ka qenë jashtëzakonisht e zënë ndërsa po promovonte albumin e saj më të ri ‘’Phoenix’’.

Por kësaj here këngëtarja e famshme kosovare, Rita Ora, ndau pak kohë për t’i befasuar pacientët në spitalet e fëmijëve në Londër.

Këngëtarja e hitit ”Anywhere” ndau dhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilat u pa se ishte veshur me kostum të babadimrit.

Veç kësaj në ndarjen e dhuratave për fëmijët, ajo po shoqërohej edhe nga nëna e saj Vera Ora.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat