Rihanna kapet me të dashurin në një darkë romantike

Bota e Yjeve

Rihanna kapet me të dashurin në një darkë romantike

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 11:05
Rihanna

Rihanna po kalon kohë të mirë me Hassan Jameel.

Këngëtarja 30-vjeçare është parë në një darkë romantike me të dashurin e saj, të shtunën në Malibu, Kaliforni.

Çifti mbajti një profil të ulët, dhe ishte i rrethuar nga sigurimi.

Rihanna dhe Hassan janë në lidhje që një vit por lidhjen e kanë mbajtur shumë private.

Ata fillimisht u panë gjatë verës së vitit të kaluar.

Në anën tjetër, Rihanna së fundmi konfirmoi se do të kemi muzikë të re nga ajo në vitin 2019.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat