Iva Aliko: Festat më gjejnë single pas ndarjes nga deputeti - Bota Sot
Iva Aliko: Festat më gjejnë single pas ndarjes nga deputeti

Bota e Yjeve

Iva Aliko: Festat më gjejnë single pas ndarjes nga deputeti

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 15:07
Iva Aliko

Një set fotosh festive për statusin e ri “single”, pas ndarjes nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka realizuar Iva Aliko këtë dhjetor.

Me një fustan të bardhë nusërie dhe e rrethuar nga dhuratat, ajo sjell një set vërtet provokues në këtë atmosferë të bukur fundviti bashkë me një rrëfim ndryshe për “Panorama Plus”.

Ke realizuar një set të ri fotosh ku dukesh si JLo. Është ajo femra që të frymëzon?

JLO më tërheq, po nuk mendoj se ngjasoj apo të më frymëzojë. Fotot janë realizuar pa u bazuar te dikush.

Të luash me veshjen, duke mbuluar me to vetëm pjesë të caktuara të trupit, është kthyer tashmë në stilin tënd të fotove. Ti vetë cilët pjesë të trupit mund të ekspozosh pa problem?

Stili im, përsa u përket fotove dhe daljeve në ekran, është paksa ekstravagant dhe provokues, por jo me qëllim, është çështje gustoje. Pjesa që unë mund ta quaj të preferuarën time dhe i ekspozoj pa problem janë vithet.

Si arrin ta mbash trupin njësoj dhe, a të ndodh të humbësh apo të fitosh peshë dhe për sa kilogramë bëhet fjalë në raste të tilla?

Përsa i përket trupit, mendoj se është çështje gjenetike, por më ndodh shpesh të shtoj apo të humbas kile. Sapo e shikoj që kam shtuar pak më tepër kile sa duhet, filloj palestrën apo ndonjë dietë të lehtë si reduktimi i bukës apo ëmbëlsirave dhe sapo mendoj se kam humbur disa kile, dua t’i shtoj dhe ha sa mundem për t’i rifituar. Momentalisht, jam në një periudhë që po përpiqem të rifitoj kile, pasi kam rënë goxha në peshë.

Shumë modele e kanë kthyer “Instagram”-in në biznes. Ti fiton nga publikimi i fotove të tilla?

Jo, akoma nuk e kam kthyer “Instagram”-in në biznes apo fotot e mia, pasi janë gjëra që unë i bëj me shumë kënaqësi, por thjesht për pasion jo për arsye përfitimi.

Të jesh kaq seksi nënkupton patjetër faktin që duhet të kesh gjithmonë një jetë seksuale, apo ndodh që mbetesh vetëm?

Më ndodh shpesh të jem edhe vetëm, ndihem rehat kështu.

Je komentuar gjatë për lidhjen me deputetin e Kuvendit të Kosovës. A ke nisur ndonjë histori të re?

Momentalisht jam single.

Janë bukuria, mosha dhe paratë kriteret kryesore për të zgjedhur ti një partner. Cila është mosha që s’do e toleroje?

Pak nga të gjitha nuk do të ishte keq, por nuk janë këto kriteret kryesore që unë të zgjedh mashkullin tim. Çka vlerësoj më tepër janë karakteri dhe burrëria, që i shoh si shumë të rëndësishme pasi meshkuj ka plot. Gjithashtu vlerësoj tepër edhe besnikërinë, sinqeritetin dhe të më vendosë mua në qendër të vëmendjes së tij çdo ditë. Mosha që s’do e toleroja, është 40 e sipër.

A është e vështirë për ty të ecësh në rrugët e Tiranës, pasi njihesh për pozat topless dhe nudo?

Pak e vështirë është, ka shumë sy e ngacmime, por siç e theksova dhe pak më sipër unë shmang ambientet tepër të populluara. Gjithashtu, kam avantazh që lëviz vetëm me makinë, pra, më ndodh shumë rrallë që të eci në këmbë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...