Ledi Vokshi: Shtatzënia erdhi pa planifikuar, burri thoshte se kur të ndodhë, Zoti do na bekojë me mrekulli

Bota e Yjeve

Ledi Vokshi: Shtatzënia erdhi pa planifikuar, burri thoshte se kur të ndodhë, Zoti do na bekojë me mrekulli

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:03
Ledi Vokshi

Këngëtarja shumë e njohur, e cila jeton mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Ledi Vokshi, krahas projekteve të shumta që ka realizuar deri më tani, vjen me një tjetër lajm, do bëhet nënë për herë të parë, ndërkohë që vjen duke rrëfyer ndjenjat e para kur ka mësuar lajmin e deri te përgatitjet që po bën, me këtë intervistë.

Lajmi për shtatzëninë na lumturoi të gjithëve, besojmë që edhe juve me gjithë familjen, na thuaj momentet e para kur mësuat lajmin, si keni reaguar ju dhe si bashkëshorti?

Po bëhem mami Ledi, akoma bërtas nga gëzimi, nuk ka lumturi dhe çaste më të bukura në jetë.

Ka nisur tashmë ai emocioni që do bëheni prindër, keni nisur të bëni gati përgatitjet, dhomën, rrobat?

Sapo jam kthyer nga një vizitë e shkurtër nga Shqipëria dhe mami im pothuajse nuk më kishte lënë radhë që të blija rroba. Kishte blerë e kishte bërë sa të duash. Kam vendosur që pas festave të përgatis dhe dhomën e fëmijës. Nuk e di se si, por kam durim. Do kem festën “Baby shower” midis familjes dhe shoqërisë e shpresoj që të më lënë radhë të blej dhe unë diçka.

Për emër, keni vendosur tashmë kur keni zbuluar edhe gjininë?

Aidan, që shqiptohet ‘Ejden’, do të quhet djali im, vendosëm që të quhet ashtu në bazë të tezes së vet Aida.

Ka qenë shtatzëni e planifikuar apo ju ka zënë në befasi?

Partneri im nuk donte ta planifikonte këtë, gjithmonë më ka thënë që kur të ndodhë, dije që të ka dhënë Zoti një mrekulli dhe ka për të dalë një mrekulli, sepse është krijuar me shumë dashuri.

Do jeni aktive me ndonjë projekt ashtu si bëjnë gjithë këngëtaret gjatë shtatzënisë?

Momentalisht, jam shumë e zënë me projekte jashtë artit me biznesin që kam, do kisha shumë dëshirë që të gjeja kohë të realizoja dhe atë, s’i dihet.

Sa ka ndryshuar jeta jote në SHBA?

Unë kam ardhur në SHBA në moshën 11-vjeçare, edhe pse kam tentuar të rikthehem disa herë dhe të jetoj në Shqipëri, ka qenë shumë e rëndë për mua, jam mësuar me jetën e shpejtë të Nju Jorkut dhe çdo vend tjetër në botë më duket se ecën shumë ngadalë për mua.

Pas lindjes, mendoni të riktheheni me ndonjë projekt të fuqishëm?

Pas lindjes do kthehem fuqishëm, jo vetëm me projekte muzikore po ashtu edhe fizike etj., pse do bëhem mami nuk do të thotë që kanë mbaruar gjërat për mua. Tani më duket se jeta fillon tamam sepse vullneti, dashuria dhe motivimi janë më të fuqishëm se kurrë.

Dimë shumë pak për djaloshin që keni në krah, mund të na zbuloni njohjen me të, fillimet e dashurisë etj..?

Partneri im është shumë kundër rrjeteve sociale, është njeri i fokusuar te familja dhe puna dhe nuk ka qejf të jetë në qendër të vëmendjes, është e kundërta e tipit tim që çdo hap i jetës time është në “Instagram”. Ne u njohëm gjatë një udhëtimi pushimesh, ndërkohë që ai ishte aty për disa investime. Thjesht ishim shokë për një vit, duke mbështetur njëri-tjetrin për të kaluarën dhe duke motivuar për të ardhmen. Po kërkonim të dy të njëjtat gjëra dhe mbas një viti u rikthyem, ku u takuam një vit më parë për të kuptuar se çfarë kërkonim nga njëri-tjetri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat