Më të dashuruar se kurrë, Orlando Bloom dhe Katy Perry shijojnë pushimet në Hawaii

Bota e Yjeve

Më të dashuruar se kurrë, Orlando Bloom dhe Katy Perry shijojnë pushimet në Hawaii

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 09:27
Orlando Bloom dhe Katy Perry

Çifti i njohur i ekranit, Orlando Bloom dhe Katy Perry janë shfaqur më të dashuruar se kurrë në fotot e fundit të publikuara nga ‘E! News’.

Aktori dhe këngëtarja u arratisën drejt plazheve magjepsëse të Hawaii pak para Krishtlindjes për të kaluar kohë me njëri-tjetrin dhe familjarët.

Persona që ishin pranë tyre kanë zbuluar se dy të dashuruarit kanë vizituar shumë pika turistike dhe kanë qëndruar për shumë kohë në plazhe të ndryshme të Hawaii-t.

Ata shpesh përqafoheshin dhe tregonin afeksion në mënyra të ndryshme.

Siç duket, më në fund dy personazhet e njohur të showbiz-it i kanë sistemuar gjërat mes tyre, pas shumë uljeve dhe ngritjeve ndër vite.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat