Bebe Rexha nuk merr puthje për Vitin e Ri

Bota e Yjeve

Bebe Rexha nuk merr puthje për Vitin e Ri

Më: 1 janar 2019 Në ora: 12:50
Bebe Rexha

Viti i ri e ka gjetur Bebe Rexhën beqare.

Këngëtarja nuk mori asnjë puthje natën e ndërrimit të viteve.

Ishte vetë ylli i muzikës pop që zbuloi lajmin.

“Nuk mora asnjë puthje për Vitin e Ri,”-shkruajti Bebe në një postim në Instagram. “Por ju fansa jeni puthja ime për Vitin e Ri.”

Bebe ka deklaruar shpeshherë se është single. Ndërsa thekson se nuk i nevojitet një mashkull në jetë për të ecur përpara.

Këngëtarja performoi mbrëmjen e vitit të ri në Times Square. E veshur me një fustan ngjyrë argjendi, me dekolte të hapur, ajo dukej shumë seksi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat