Rossi “zhgënjen” të fejuarën: Nuk kemi plan për martesë

Bota e Yjeve

Rossi “zhgënjen” të fejuarën: Nuk kemi plan për martesë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 06:35
Francesca Sofia Novello

Prej më tepër se një muaji Valentino Rossi ka marrë pushimet, pasi mbylli sezonin 2018 dhe është në pritje të marsit, për të filluar një tjetër vit si pilot i Moto GP-së.

Edhe këtë herë, piloti italian do të garojë mbi motorin Yamaha, por synimi është që të rikthehet te titulli kampion, që i mungon prej disa vitesh.

Në pritje të sezonit të ri, Vale Rossi po shijon pushimet nën shoqërinë e të fejuarës së tij, Francesca Sofia Novello, me të cilën është folur se do të martohet së shpejti.

Image
Image

Por vetë piloti i Yamahas refuzoi këto zëra, duke thënë në një intervistë për mediat italiane, se ende nuk kanë vendosur asgjë në lidhje me një martesë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat