Ish-atletja e dëshpëruar: Nuk gjej dot të dashur prej gjatësisë sime, po të isha…

Bota e Yjeve

Ish-atletja e dëshpëruar: Nuk gjej dot të dashur prej gjatësisë sime, po të isha…

Më: 5 janar 2019 Në ora: 14:16
Jade Slavin

Një ish-atlete me gjatësi 195 cm ka deklaruar se e ka të vështirë që të gjejë “shpirtin binjak”, pasi jo shumë meshkuj janë të gjatë sa ajo.

Jade Slavin nga Britania e Madhe ka treguar se gjatësia ka ndikuar për keq në jetën e saj, madje ka përjetuar edhe bullizëm prej vitesh.

“The Sun” shkruan se 26-vjeçarja ka pranuar se e ka urryer gjithmonë ‘shtatin’ e lartë falë ngacmimeve që e quanin “të shëmtuar” dhe “anormale”.

Por mendimet e këqija për veten i ndryshuan kur iu fut modelingut dhe sportit. Pesë vite më parë, Jades iu ofrua që të përfaqësonte ekipin britanik në ‘taekwondo’.

Në atë kohë, ajo ia doli që të fitonte kampionatin e 2014-s në Glasgow dhe më pas dy kampionate botërore dhe europiane. Pra gjatësia i ka dhënë shumë sukses në sport.

Por kjo gjatësi asaj i ka prishur punë në çështjen e të dashurit. “Një prej vështirësive që has çdo ditë janë rrobat, të cilat janë të vogla për mua. Jo shumë dyqane ofrojnë veshje për vajzat e gjata, prandaj nuk kam shumë mundësi zgjedhje. Një tjetër vështirësi është takimi i meshkujve. Unë dua që djemtë të jenë në të njëjtën gjatësi ose më të gjatë se unë, por në zonën ku jetoj nuk ka shumë të tillë”, tha ajo për “The Sun”.

Jade ka shtuar se po të ishte më e shkurtër do bënte jetë tjetër. Por tani fatmirësisht ajo po jeton shumë mirë, pasi ka vendosur që të mos ndikohet nga komentet negative që i bëjnë të tjerët.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat