Babai i Meghan nuk ndryshon, vazhdon të flasë në media për të bijën

Bota e Yjeve

Babai i Meghan nuk ndryshon, vazhdon të flasë në media për të bijën

Më: 7 janar 2019 Në ora: 10:48
Meghan Markle

Nëse menduat se ndoshta këtë vit Thomas Markle do të hiqte dorë nga deklaratat për mediat, gabuat!

Nuk ka kaluar as një javë që ka filluar viti dhe ai ja ku është duke folur për të bijën, Dukeshën e Sussexit. Këtë fillim viti, Thomas u ndal pak te marrëdhënia mes dy kunatave Kate dhe Meghan.

Në media po përflitet për një marrëdhënie të acaruar mes tyre dhe se Meghan e kishte bërë Kate-in për të qarë.

Thomas nuk mund të rrinte pa dhënë mendimin e tij edhe në këtë rast.

“Kate dhe Meghan duhet t’i lënë mosmarrëveshjet mënjanë, nëse mes tyre ka të tilla. Jam shumë i shqetësuar për kritikat që Meghan po merr. Nuk mendoj se i meriton dhe nuk mendoj se po bën as çerekun e gjërave që po akuzohet. Nuk mendoj se Meghan po mundohet ta lëndojë Katein në asnjë mënyrë. Kate është një grua e fortë dhe nuk besoj se ka qarë, plus që ajo e di që është në pozita shumë më të forta se Meghan”, tha ai.

Po ashtu, ai e shfrytëzoi këtë moment në media për të theksuar se kishte marrë shumë urime për Krishtlindje nga njerëzit e tij të dashur, por urimi i të bijës nuk erdhi kurrë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat