Jona Spahiu ka dalë në ekran që kur ishte 6 vjeçe, ja si dukej

Bota e Yjeve

Jona Spahiu ka dalë në ekran që kur ishte 6 vjeçe, ja si dukej

Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:48
Jona Spahiu

Jona Spahiu është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Në shtator të vitit të kaluar ajo u bë nënë për herë të parë.

Moderatorja solli në jetë një djalë që i vuri emrin Raiden. Ajo ka vendosur që për pak kohë të largohet nga ekrani, që t’i përkushtohet tërësisht vogëlushit të saj.

Por mesa duket ajo është bërë paksa nostalgjike, pasi me ndjekësit e saj ka ndarë disa video në “Instastory” ku shfaqet gjatë një emisioni për fëmijë që transmetohej në TVSH. Në atë kohë ajo ishte 6 vjeçe.

Spahiu shfaqet me flokë të shkurtër dhe me baluke teksa thotë një gjëegjëzë që ta gjejnë fëmijët e tjerë në studio.

“Yyy ça gjëegjëze të vështirë paskam përgatitur. Ç-ja nuk paska qenë pika ime e fortë, por vëthët e mi po ama”, shkruan moderatorja e njohur me humor krahas postimeve të saj.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat