E mohuan se janë të lidhur, Alba dhe Albi po kalojnë pushimet dimërore bashkë

Bota e Yjeve

E mohuan se janë të lidhur, Alba dhe Albi po kalojnë pushimet dimërore bashkë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:57
Alba Hoxha

Pas ndarjes me balerinën e famshme Klaudia Pepa, për koreografin Albi Nako filluan të qarkullojnë lajme se ai është në një lidhje me balerinën, Alba Hoxha.

Deri tani ata e kanë mohuar një gjë të tillë, duke thënë se janë thjeshtë shokë dhe se janë beqarë.

Por postimet e tyre në rrjetet sociale po vërtetojnë se ata janë në një lidhje. Së fundmi ata kanë postuar në profilet personale në “Instagram” foto nga pushimet dimërore dhe duken se ata janë bashkë.

Ata kanë publikuar foto në dëborë teksa ndodhen në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, Brezovicë.

Albi ka publikuar një pamje të natyrës me dëborë, ndërsa Alba ka pozuar në dëborë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat