Lei Kraja kthehet në Amerikë dhe realizon setin më provokues të jetës së saj

Bota e Yjeve

Lei Kraja kthehet në Amerikë dhe realizon setin më provokues të jetës së saj

Më: 12 janar 2019 Në ora: 13:21
Lei Kraja

Tre muajt e fundit të vitit 2018, Lei Kraja u komentua si partnerja seksi e muzikantit nga Kosova, Robert Berisha në show-n e kërcimit “Dance with me”.

Pas mbylljes së vitit, ajo ka vendosur të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’iu bashkuar familjes. Gjatë qëndrimit të saj atje ku është rritur, ajo ka realizuar setin më provokues të fotove që mund të ketë bërë deri tani në jetën e saj.

Lokacioni i realizimit të fotove ka qenë Kalifornia, ku ajo shfaqet nga fotot në natyrë me veshje seksi tek ato në shtrat ku ekspozon gjoksin. Në vitin 2017, moderatorja e sportit në “Digitalb” Leila Kraja, e njohur si Lei, u përfol si shqiptarja seksi, që do të përfaqësonte vendin në “Miss America”.

Por pak e dinë që Lei Kraja, vajza e lindur dhe rritur në Kaliforni, ka lënë Amerikën për karrierë televizive në Shqipëri. Fotot janë hobi i saj dhe verën e kaluar realizoi një set fotosh në plazhet e jugut, ku bënte përshtypje për shtatlartësinë dhe format perfekte.

Lei është kthyer në Shqipëri që pas garës “Miss America 2017” si përfaqësuese e Kalifornisë. Ajo nuk është rasti i vajzave, që janë futur rastësisht në modeling, pasi kur ishte 18 vjeçe realizoi disa sete fotografike dhe u bë pjesë e konkurseve të bukurisë.

Ajo është diplomuar për Biznes Ndërkombëtar dhe të ardhmen e saj e sheh në këtë fushë, por thotë se nuk heq dorë as nga modelingu dhe pas eksperiencës 5-vjeçare, ajo e konsideron modelingun si punë të dytë.

Image

Duket se e ka gjetur shumë mirë veten deri tani në televizionin ku punon, krah kolegëve dhe futbollistëve, me të cilët bën të mundur lidhje direkte nga fushat e blerta.

Lei ishte një nga prezantueset seksi, që shoqëroi netët e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve të sportit me format e saj. Mediat e konsideruan prurje të re, që po konkurron fuqishëm prezantueset e tjera të emisioneve sportive në ekranet shqiptare.

Po cilat janë sekretet që fshihen pas formave të saj prej modeleje? “Gjëja e parë që konsumoj në mëngjes është uji me limon dhe mjaltë e shoqëruar me vitamina. Fatkeqësisht, nuk kam orare të caktuar për të ngrënë për shkak të angazhimeve. Jo më kot lëviz shumë në peshë, por mëngjesin gjithmonë e ha. Konsumoj dy vakte, por ha shumë gjëra ndërmjet tyre. Nuk ka disa ushqime që i konsumoj më shumë. Unë ha me variacion dhe mendohem t’i përfshij të gjitha. Nuk besoj në dieta, për shkak se ndikon te gjendja ime psikologjike dhe nuk funksionojnë kurrë”, tregon ajo.

“Përsa i përket ushtrimeve, për konstruktin tim vlen vrapi dhe mundohem të paktën tri herë në javë të bëj vrap. Normalisht, edhe të eci sa më shumë është e mundur”, është shprehur ajo. Me shfaqjen e saj në ekran u komentua si rivalja e re e Ilda Bejlerit, por të dyja vajzat dëshmuan me fotot e tyre miqësore më vonë se përveç kolege janë dhe shoqe të mira.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat