Trejsi Sejdini rrëfen prapaskenat e “Miss Universe” në Tajlandë: Më injoruan…

Bota e Yjeve

Trejsi Sejdini rrëfen prapaskenat e “Miss Universe” në Tajlandë: Më injoruan…

Më: 12 janar 2019 Në ora: 13:37
Trejsi Sejdini

Trejsi Sejdini e cila vitin e kaluar u shpall “Miss Universe Albania”, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Fun Day”.

Gjatë intervistës, Trejsi foli edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në “Miss Universe” që u zhvillua në Tajlandë. Përveç eksperiencës së bukur, ajo rrëfeu edhe disa nga prapaskenat gjatë shfaqjeve së miss-ve.

Kur moderatorja e pyeti nëse kishte hasur xhelozi apo sjellje të pahijshme nga “Miss Tajlanda”, duke qenë se tajlandezët bënin tifo për Trejsin dhe jo për vendasen e tyre, ajo u shpreh se ishte injoruar keq nga vajzat.

“Kam një pyetje unë. Po të isha unë Tajlanda dhe të shihja që i gjithë populli im shkon pas Trejsit, do isha bërë me nerva me thënë të drejtën. Si reagonte ajo e Tajlandës?”, e pyet Fatma.

“Po, por një miss nuk duhet të jetë egoiste. Në qoftë se ti shfaq një grimcë egoizmi brenda vetes, next, tjetri. Reagime drejt për së drejti, ndoshta kur kemi qenë në prani të produksionit, jo. Por kur kemi qenë personalisht, nuk është se kam pasur një reagim konkret, por që thjesht nuk më kanë kushtuar rëndësi. Unë kam qenë prezente dhe unë kam qenë inekzistente në të njëjtën kohë për vajzat”, ka rrëfyer Trejsi.

“Si e ke mbajtur veten? Unë do e kisha rrahur aty”, vijon moderatorja.

“Në qoftë se do isha para dy vitesh edhe e kisha bërë ndonjë lëvizje, por tani them me mendjen time ‘Gjithçka ndodh për një arsye dhe unë jam epiqendra e arsyes. Kështu që më pëlqen të jem epiqendra”, është përgjigjur Trejsi ndërkohë që të dyja kanë nisur të qeshin.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat