Rita Ora thotë se është frikësuar nga përndjekësi që tentoi të hyjë në shtëpinë e saj

Bota e Yjeve

Rita Ora thotë se është frikësuar nga përndjekësi që tentoi të hyjë në shtëpinë e saj

Më: 12 janar 2019 Në ora: 13:49
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare Rita Ora mori vëmendjen e fansave gjatë ditës së premte, kur ndau disa imazhe tërheqëse me ndjekësit e saj në Instagram.

28-vjeçarja e veshur me një fustan lëkure të zezë, kishte vënë në pah gjoksin e saj atraktiv, ndërsa dukej në formë mjaft të mirë.

Ajo ka shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Nuk mund të presë deri në këtë fundjavë pasi kam punuar shumë këtë javë me të gjitha gjërat mahnitëse që unë kam përgatitur për të gjithë fansat e mi”.

Rita pranoi se ajo ka pasur disa probleme kohëve të fundit me një përndjekës, i cili ishte i bindur në mendjen e tij se ai ishte në marrëdhënie me Ritën.

Duke folur për Daily Star, këngëtarja shqiptare u shpreh: “Kam pasur një situatë jo të mirë me një përndjekës, i cili erdhi në shtëpinë time dhe la valixhen e tij jashtë derës sime”.

“Ai ishte i bindur se i kisha kërkuar ‘të vinte’ apo se ne ishim në një lidhje, por unë kurrë nuk kam folur me të përpara dhe ishte pak e frikshme si situatë”, ka thënë tutje Ora.

Ndërkohë, më pas Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe, ku shfaqej mjaft e relaksuar në aeroplanin e saj privat.

Rita thuhet se është në një marrëdhënie të re me aktorin Andrew Garfield, 35 vjeç.

Një burim i tha kohëve fundit gazetës The Sun, se “Rita është në një romancë me Andrew, prej më shumë se një muaji”.

“Ende është shumë herët, por ata pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po shohin se çfarë ndodh. Oraret e tyre i bëjnë gjërat të vështira, por ata kanë një lidhje të vërtetë”, ka thënë më tej ky burim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat