“Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Taynës?”, reperja lë me gojë hapur ndjekësit me ndryshimin drastik

Bota e Yjeve

“Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Taynës?”, reperja lë me gojë hapur ndjekësit me ndryshimin drastik

Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:27
Tayna

Tayna është reperja më e komentuar e momentit. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram” ku publikon foto e video nga jeta e saj profesionale dhe ajo private.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë foto që zbulon se i pëlqen të ndryshojë shpesh look-un e saj.

E pasi e pamë me flokë në të gjitha ngjyrat e nuancat, mesa duket Tayna tashmë e ka zgjedhur ngjyrën e preferuar për pamjen e saj.

Në “Instagram” ajo ka publikuar një foto që i ka lënë me gojë hapur të gjithë fansat, pasi përveç flokëve të kthyer në biond, reperja ka vendosur edhe lente ngjyrë blu në sy.

“Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Taynës?”, ka shkruar ajo krahas fotos. Mesa duket reperja është e ndërgjegjshme se duket tërësisht një person tjetër pas ndryshimit drastik.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat