“Ishte viti ’96…”, ja si dukej Elhaida Dani para se të bëhej e famshme

Bota e Yjeve

“Ishte viti ’96…”, ja si dukej Elhaida Dani para se të bëhej e famshme

Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:06
Elhaida Dani

Elhaida Dani është sot një prej këngëtareve më të njohura e më të suksesshme, e cila na ka bërë krenar në mbarë botën.

Karriera e Elhaidas është gjithmonë e në rritje dhe fansat në profilet e saj në rrjetet sociale sa vijnë e shtohen.

Gjatë ditës së sotme, këngëtarja ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto nga fëmijëria.

Në foto ajo shfaqet me flokë të shkurtër dhe e veshur me minifund, për të cilin zbulon se atëherë nuk ka qenë aspak e lumtur.

“Sapo ma dergoi vellai dhe me rizgjoi kaq shume kujtime …

Ndoshta ishte viti ‘96 dhe jetonim ne Shkoder,,, familje jo e pasur ekonomikisht por e pasur me dashuri dhe lumturi!

Kjo me siguri ka qene hera e pare dhe e fundit qe kam lejuar mamin te me vesh me minifund ! Prandaj nuk jam e lumtur ?❤️”, shkruan Elhaida bashkëngjitur me foton, ku me siguri të paktë kanë qenë ata që e kanë njohur menjëherë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat