Vjen reagimi i parë i Kylie Jennerit pasi “veza e famshme” theu rekordin e saj në Instagram

Bota e Yjeve

Vjen reagimi i parë i Kylie Jennerit pasi “veza e famshme” theu rekordin e saj në Instagram

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:30
Kylie Jenner

Rrjeti social Instagram gjeti diçka që pëlqehet më shumë se sa një fëmijë i familjes Kardashian, dhe ajo ishte fotografia e një veze.

Më datë 4 janar, në rrjetin social Instagram është publikuar një fotografi e një veze, e cila theu rekordin botëror me pëlqimet e arritura në këtë rrjet social.

Aktualisht, veza numëron mbi 30 milionë pëlqime, teksa numëronte plot 23 milionë në momentin që lajmi u bë viral.

Ndërkohë, fotografia e dytë më e pëlqyer mbetet ajo e Kylie Jennerit, e cila mbante primatin deri më tani, teksa aktualisht numëron mbi 18.2 milionë pëlqime.

Duke qenë se është qesharake që një vezë të thyejë rekordin e një modeleje me famë botërore, e cila pozonte me foshnjën e saj, Kylie Jenner ka vendosur që të reagojë për herë të parë rreth kësaj çështje.

Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet në rrugë teksa thyen një vezë, ndërsa shkruan në mbishkrimin e saj: “Kylie kur pa rekordin e vezës”.

“Merreni këtë vezë”, shkruan më tutje ajo, ndërsa duket paksa “xheloze” që fotografia e saj tashmë nuk mban vendin e parë si imazhi më i pëlqyer i të gjitha kohërave. 

Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat