Fifi sqaron momentet intime me Florin në videon provokuese: Mua më erdhi…

Bota e Yjeve

Fifi sqaron momentet intime me Florin në videon provokuese: Mua më erdhi…

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:09
Fifi

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Fifi, ka vendosur që të sqarojë njëherë e mirë se çfarë fshihet pas videon provokuese që u publikua në media, ku shfaqej duke interpretuar me Flori Mumajesin.

Në video fytyrat e tyre afroheshin aq shumë, prekjet ishin aq të vërteta, saqë të bënin të mendoje se mes Florit dhe Fifit kishte më tepër sesa miqësi.

Por Fifi ka folur rreth kësaj çështje në emisionin “Nd’rrimi i Natës”, ku ka treguar të vërtetën. Sipas këngëtares, videoja ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”.

“Në fakt ajo video është bërë në tetor të 2017-s dhe ka dalë në fund të nëntorit të 2018-s. Nuk e morëm vesh fare si ka dalë, por shyqyr që ka dalë se kështu duan shqiptarët. Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. Mua më erdhi të interpretoja dhe u bë video”, u shpreh Fifi.

Ndërkohë aktualisht kënga “Ja ke bo vetes”, nuk ka një klip zyrtar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat