Poni e trishtuar, humb fansen në moshën 22-vjeçare: Të premtova se do të këndoja në dasmë!

Bota e Yjeve

Poni e trishtuar, humb fansen në moshën 22-vjeçare: Të premtova se do të këndoja në dasmë!

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:23
Poni

Poni është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore. Me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”, ajo ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë.

Poni ka treguar se një fanse e saj vetëm 22-vjeçare ka ndërruar jetë. Pak ditë më parë, këngëtarja e kishte vizituar personalisht Alvinën në Nju Jork, ku ishte shtruar në spital.

Madje në “Instastory”, Poni ka publikuar edhe disa nga momentet e këtij takimi me fansen e saj që e quan “engjëll”. Ajo i premton që sa herë të shkojë në Nju Jork, do të këndojë këngët e saj.

“Prehu në paqe engjëll dhe sa herë të vij në New York, unë do të këndoj këngët që ty të pëlqenin. Jeta është e padrejtë. Ishe vetëm 22 vjeçe.

Në 1 janar duhet të ishe duke festuar dhe sot duhet të ishe në shkollë”, shprehet këngëtarja e lënduar nga ikja e parakohshme e Alvinës.

Sipas Ponit, Alvina luftoi për 3 muaj me sëmundjen në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli ta mposhte.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat