Jennifer Lawrence puthet me të dashurin në New York

Bota e Yjeve

Jennifer Lawrence puthet me të dashurin në New York

Më: 18 janar 2019 Në ora: 08:39
Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney

Ata ishin pothuajse të pandashëm gjatë gjashtë muajve.

Jennifer Lawrence nuk ka mundur ta fshehë dashurinë për të dashurin Cooke Maroney gjatë një darke romantike në New York, të mërkurën.

Fituesja e çmimit Academy Award, aktorja 28 vjeçare e ka përkëdhelur gjatë gjithë kohës drejtorin e galerisë së arteve, 33 vjeçarin Maroney derisa në një moment edhe kanë shkëmbyer një puthje të ëmbël.

Lidhja e Lawrence dhe Cooke po bëhet shumë serioze, pasi ata kanë nisur të jetojnë së bashku vetëm pas gjashtë muajsh së bashku.

Çifti kanë nisur lidhjen e tyre në muajin qershor pasi Maroney u njoftua me Lawrence nga shoqja e tij e ngushtë, Laura Simpson.

Aktorja edhe më herët ka pasë lidhje dashurie me fytyra publike.

Ajo ishte në lidhje me regjisorin e Mother!, Darren Aronofsky, nga shtatori i vitit 2016 deri në muajin tetor të vitit 2017.

Para Aronofsky, Lawrence ishte në një romancë sekrete me Chris Martin nga muaji shtator i vitit 2014 deri në muajin gusht të vitit 2015.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat