“Ta gëzoj ditëlindjen”, Ilda Bejleri bën urimin më të pazakontë për veten

Bota e Yjeve

“Ta gëzoj ditëlindjen”, Ilda Bejleri bën urimin më të pazakontë për veten

Më: 19 janar 2019 Në ora: 13:14
Ilda Bejleri

Moderatorja e njohur sportive Ilda Bejleri feston sot ditëlindjen. Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka publikuar urimet e para që ka marrë nga miqtë.

Por ajo nuk ka harruar që të urojë veten e saj me rastin e kësaj dite të veçantë. Ilda ka vendosur që urimin për ditëlindje ta bëjë duke u bërë pjesë e #10yearchallenge.

Me ndjekësit e saj të shumtë, Bejleri ka ndarë në “Instastory” një foto të vjetër të saj duke treguar ndryshimin që ka pësuar ndër vite.

“2008-2018, Sfida e 10 viteve. Ta gëzoj ditëlindjen. Ju dua të gjithëve”, shkruan moderatorja krahas fotos.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat