Kombinimi i Victoria Beckham

Bota e Yjeve

Kombinimi i Victoria Beckham

Më: 22 janar 2019 Në ora: 20:40
Victoria Beckham

Palltoja, një bezhë e bukur me jakë të ngritur lart e me një motiv të bardhë në pjesën e brendshme, këmishë e bardhë, pantallona të zeza lëkurë dhe këpucë fine të bardha me taka: Victoria Beckham ishte një pamje që të kënaqte sytë ndërsa kalonte në aeroportin JFK të Nju Jorkut.

Stilistja 44 vjeçare njihet per tendencën e saj shik; të gjithë veshjen e kishte kombinuar me një palë syze të mëdha, ndërsa flokët mbi supe kishin një krehje natyrale.

Shfaqja e saj në publik erdhi pak pas rrëfimit të sinqertë se thashethemet që rrethojnë lidhjen e saj me të shoqin, David, janë “ të mërzitëshme dhe të bezdisshme“ duke ia bërë jetën stresuese!!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat