Një trend i ri postiqesh ka “pushtuar” Instagramin, teksa yjet e showbizit i kanë veshur udhëtimeve të tyre shije frutash.
Pushimet e dimrit të Caroline Flack dhe Sophie Kasaei tregojnë qartë se bikinit janë hedhur tutje për t’i lënë vendin frutave si aksesorët që mbulojnë asetet e tyre.
Duket se kjo risi është kthyer në një mani të çmendur si çdo sfidë në rrjet. Ish yjet e “Love Island” kanë ndezur rrjetin me këtë paraqitje të re nga Koh Chang, Tajlandë.
Prezantuesja Caroline Flack tregoi trupin e saj të “bronzuar” duke mbuluar me dy arrë kokosi gjoksin e saj bombastik.
Përdoruesit e mediave sociale përqafuan kreativitetin e Caroline, me 111,000 njerëz që pëlqyen foton.