Rita Ora provokuese dhe e zhveshur teksa pozon për markën “Giuseppe Zanotti”

Bota e Yjeve

Rita Ora provokuese dhe e zhveshur teksa pozon për markën “Giuseppe Zanotti”

Më: 24 janar 2019 Në ora: 07:29
Rita Ora

Rita Ora nuk ka dyshim se është njëra nga femrat më të suksesshme shqiptare.

Bukuroshja jonë vazhdon të jetë aktive në muzikë e poashtu edhe në rrjetet sociale, fotografitë e së cilës zgjojnë kurreshtje gjithnjë.

Ajo së fundi ka arritur marrëveshje me kompaninë italiane të këpucëve të kreatorit, Giuseppe Zanotti.

“Shumë e emocionuar për nisjen e fushatës sime të re të këpucëve me @giuseppezanotti bazuar në byzylykët e mi personal Do të festoj fillimin nesër në orën 4 pasdite në LA dhe kush dëshiron të vijë të bashkohet me mua”, ka shkruar Ora.

Duhet theksuar se edhe në të kaluarën 28-vjeçarja ka qenë fytyrë e markave botërore duke përfshirë Coca Colan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat