Enca kopjoi modelen Chloe Saxon

Bota e Yjeve

Enca kopjoi modelen Chloe Saxon

Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:50
Enca

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është në përgatitje të një baladë të re, të cilën ka paralajmëruar se do ta sjellë shumë shpejt për fansat e saj.

Ndërkohë, Enca vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetin social Instagram, në të cilin ndiqet nga mbi 1.9 milion njerëz.

Ditë më parë, ajo ndezi rrjetin me disa fotografi mjaft provokuese, ku shfaqej duke pozuar në bikini të gjelbra transparente.

Ajo vinte në pah format e saj trupore, ndërsa dukej mjaft tërheqëse teksa pozonte pranë aparatit.

Mirëpo ka diçka që nuk shkon, pasi për të realizuar fotografi të tilla, duket se këngëtarja shqiptare e ka gjetur inspirim tek një modele.

Bëhet fjalë për modelen e famshme angleze, Chloe Saxon, e cila njihet për imazhet provokuese që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Në imazhin e realizuar më 20 dhjetor, vërehet se bikinit e modeles janë të njëjtat me të cilat Enca pozoi në janar.

Sido që të jetë, këngëtarja Haxhia është dukur mjaft atraktive, dhe ka arritur të rrëmbejë imagjinatën e fansave të saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat