Celine Dion për pak bëhet hor, e shpëton valltari

Bota e Yjeve

Celine Dion për pak bëhet hor, e shpëton valltari

Më: 25 janar 2019 Në ora: 08:03
Celine Dion

Celine Dion ka arritur ta tejkalojë një problem me fustanin e saj në Javën e Modës në Paris, falë mikut të saj më të mirë, valltarit Pepe Munoz.

Derisa ajo ishte e ulur në radhën e parë në Alexandre Vauthier Haute Couture Show bashkë me Munoz, fustani i zi i Dion për pak sa nuk tregoi më shumë se sa duhet.

34 vjeçari Munoz reagoi shumë shpejt për ta ndihmuar 50 vjeçaren Dion duke ia rregulluar fustanin.

Fotografët arritën të kapin këtë situatë të sikletshme duke treguar edhe momentin kur Dion e falënderon Munoz me një buzëqeshje të ëmbël.

Disa momente më vonë, Munoz është fotografuar duke e mbështetur mjekrën e tij në krahët e Dion.

Dion u bë kryetitull i mediave kur njoftoi se do të jetë në Londër për një festival gjatë verës në Hyde Park më 5 korrik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat