Hailey Baldwin dhe bashkëshorti i saj Justin Bieber e adoptuan një qenush në dhjetor, që e quajtën Oskar
Dhe tani qenushi është bërë shok i vazhdueshëm i Hailey Baldwn.
22-vjeçarja mbante Oskarin ndërsa po shkonte në darkë në Los Anxhelos të enjten, përcjell Bota sot.
Hailey vuri pah linjat e saj deri sa kishte veshur pantallona me figura trëndafili dhe të gjerë dhe një bluzë të bardhë derisa vazhdonte shëtitjen.
Modelja u martua me Justin në shtator, në një martesë intime, pa zhurmë dhe më pas e konfirmojë vetëm pas ditëlindjes së saj në nëntor.
Të dy planifikojnë ripërsëritjen e premtimeve të tyre, megjithëse kanë anuluar planet e tyre për një festim të madh të dasmës në ditëlindjen e Justin me 1 mars.
Të dy morën këtë vendim pasi shumë nga mysafirët e tyre të preferuar nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në një kohë të shkurtër. Sidoqoftë ata ende thuhet se po ecin përpara me planet e tyre, me një dasmë më vonë.