Kourtney Kardashian në një lidhje të re, zbuloni kush është djali në krah të saj

Bota e Yjeve

Kourtney Kardashian në një lidhje të re, zbuloni kush është djali në krah të saj

Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:03
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian ka rrëfyer së fundmi se dëshiron të bjerë përsëri në dashuri. Pavarësisht faktit se ajo ka flirtuar me modelin 21-vjeçar, Luka Sabbat, Kourtney është fotografuar më 23 janar duke u larguar nga Malibu me një tjetër bukurosh.

Ata janë parë të dalin nga një restorant sushi dhe djali që e shoqëronte është identifikuar si Dakota Duron. Kourtney ka shkëlqyet me një palë pantallona lëkurë lateks, çizme të larta, një xhaket dhe flokë të kapura.

Dëshira për të gjetur një dashuri në jetën e saj lindi pasi pa filmin e luajtur nga Julia Roberts dhe Hugh Grant të quajtur ‘Notting Hill’.

Kujtojmë se nëna e tre fëmijëve i dha fund lidhjes 15 mujore me 26-vjeçarin,Younes Bendjima në gusht të 2018. Që prej atij momenti ajo ka shijuar beqarinë dhe tashmë po kërkon të gjejë sërish dashurinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat