Samanta Karavella nis jetë të re në SHBA, planet për karrierë ndërkombëtare dhe familje

Bota e Yjeve

Samanta Karavella nis jetë të re në SHBA, planet për karrierë ndërkombëtare dhe familje

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:52
Samanta Karavella

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella duket se po përgatitet për karrierë ndërkombëtare dhe familje. Thuhet se artistja është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe do të provojë forcat e saj për një famë jashtë kufijve të vendit.

Këtë vit e ftuar në “Wake Up”, këngëtarja Karavella rrëfeu detaje rreth videoklipit të saj më të ri, titulluar “Vonë”, ku ajo ka bashkëpunuar me reperin kosovar Elinel.

Pasi vlerësoi reperin nga Kosova si, Eminem i Shqipërisë, ajo rrëfeu se realizimi i klipit nuk ka kaluar pa sakrifica dhe nuk ka ka qenë aspak e lehtë, pasi është xhiruar për orë të gjata në temperatura të ulëta dhe dëborë. Ndërkohë që e ftuan në media të ndryshme, ajo nuk ka hezituar të flasë për jetën private dhe planet e ardhshme.

Rreth një vit më parë, ajo bëri një status në profilin e saj në “Instagram”, ku tha se do të martohej verën e ardhshme. E këtë vit ajo iu rikthye këtij argumenti, duke folur për planet e martesës.

Në emisionin “Wake up”, edhe pse nuk tregoi ndonjë afat se kur fansat do ta shohin të veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, nuk e përjashtoi variantin e martesës. Gjithashtu, këngëtarja nuk zbuloi nëse është apo jo në një lidhje serioze. Nuk mendon se është vonë për të krijuar një lidhje apo për t’u martuar siç shpesh i thonë familjarët? “Ka kohë për martesë. Madje dhe fisi ka hequr dorë sepse e dinë që unë e kam mendjen te muzika”, u shpreh ajo.

E njohur për muzikën pop, dance dhe baladë, ajo numëron disa këngë, videoklipe, bashkëpunime dhe çmime. Që prej 2015-s i është bashkuar “Max Production AL”.

Studimet e larta i ka kryer për Spanjisht dhe Marrëdhënie me Publikun. Është përfshirë në muzikë që në moshë të vogël kur zbuloi pasionin në moshën 6- vjeçare. Nuk i ka preferuar festivalet e fëmijëve, pasi ka nisur të këndojë menjëherë këngët e të rriturve, e specifikisht muzikën italiane.

Dalja e saj e parë në publikun e gjerë ishte në kompeticionin muzikor “Ethet e së premtes mbrëma”, kurse në moshën 14- vjeçare u ngjit për herë të parë në festival me këngën “Buzëqeshja” e kompozuar nga Valentin Veizi. Videoklipi i parë erdhi disa vite më vonë, në 2009-n me “S`të mbaj dot peng”, nga Pirro Çako. Kurse iu bashkua “Max Production” në vitin 2015. Vazhdimisht ka publikuar këngë single, po ashtu edhe në bashkëpunim.

Disa prej reperëve dhe këngëtarëve me të cilët ka bashkëpunuar janë: 2Ton, Gent Fatali, Onat, Skivi, Blunt & Real e të tjerë. Vitet e fundit ajo ka pasur shumë bashkëpunime me reperat e Kosovës, ndërkohë që të shohim se sa do i ecë në SHBA.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat