Billboard shkruan talentin dhe rrugëtimin e Ava Max: Vajza e dy emigrantëve shqiptarë..

Bota e Yjeve

Billboard shkruan talentin dhe rrugëtimin e Ava Max: Vajza e dy emigrantëve shqiptarë..

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:02
Ava Max

Një tjetër yll shqiptar që po pushton top listat muzikore në Amerikë është edhe Ava Max.

24 vjeçarja që po krahasohet me Lady Gaga-n, tashmë po radhitet në mesin e këngëtareve që po premton shumë në botën e muzikës.

Madje me këngën e saj të re “Sweet but Psycho” ajo është radhitur në vendin e dytë në Billboard Dance Club, ku të njëtit kanë bërë edhe një shkrim për Ava-n, duke treguar edhe prejardhjen e saj shqiptare dhe fillimin e karrierës së saj muzikore.

“Vajza e dy emigrantëve shqiptar Ava Max e lindur si (Amanda Ava Koci), ka praktikuar gjuhën angleze duke kënduar këngën  “Vision of Love” të Mariah Carey-t, si pesë vjeçare duke shkuar në shkollë. Në moshën 14 vjeçare, ajo nisi të fitonte kompeticione duke impresionuar të gjithë përfshirë edhe nënën e saj, një këngëtare e trajnuar për opera, e cila besonte në talentin e saj që një ditë do të ndodhë diçka e madhe “Nëna ime më ka thënë: ‘Nuk ka asgjë për ty këtu’, dhe me këtë familja e saj u shpërngulën në Los Angeles”, nis shkrimi i Billboard për yllin e ri shqiptar.

Por, jeta e saj ndryshoi në tri vitet e fundit, kur ajo këndoi ‘’Happy birthday”, në një ditëlindje, ku i pranishëm ishte producenti i njohur Cirkut, i cili bashkëpunon me Miley Cyrus dhe Katy Perry.

Por, viti 2019 i dha famën për të cilën luftoi, ajo tashmë ka famë dhe po vazhdon drejtë rrugës së Rita Orës, Dua Lipës e Bebe Rexhës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat