Është vetëm shtatë vjeçe, e zgjedhur “Young Miss Universe” dhe ëndërron të bëhet e famshme si Dua – Kush është shqiptarja Alea Mehaj?

Bota e Yjeve

Është vetëm shtatë vjeçe, e zgjedhur “Young Miss Universe” dhe ëndërron të bëhet e famshme si Dua – Kush është shqiptarja Alea Mehaj?

Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:14
Alea Mehaj

onkursi i bukurisë “Young Miss Universe 2018”, në Ukrainë nxori fituese një shqiptare shtatë vjeçare.

Ajo është Ale Mehaj nga Peja, e cila ndonëse e vogël në moshë ëndërron që të bëhet një modele e suksesshme në të ardhmen, dhe drejt realizimit të kësaj ëndrre është që tani.

Alea e vogël jeton në Norvegji bashkë me prindërit e saj, vend në të cilin janë shpërngulur prej vitesh.

Me prejardhje është nga Peja, dhe sukseset për të kanë nisur që tani, pasi ka arritur të bëhet imazhi i disa brendeve të huaj, që kanë kërkuar të përfaqësohen nga vogëlushja shtatë vjeçare.

“Alea po e ndjenë vetën të lumtur dhe gëzuar. Është shumë e emocionuar për pjesëmarrjen në garat botërore. Sidomos për këtë të fundit që do marrë pjesë në Hollywood”, kanë thënë prindërit e saj.

Ndërkohë, ndonëse e vogël në moshë, si fituese e “Young Miss Universe 2018”, Alea e vogël rrëfeu se sa e gëzuar është ndjerë që ka fituar një çmim të tillë.

“Mami edhe babi janë shumë të gëzuar me sukseset e mia, më përkrahin shumë për çdo përgaditje edhe për aktrim edhe për modelim. Mami është ajo që më rregullon para se të dal në reklama. Ëndrra ime tash për tash është që në të ardhmen të bëhem edhe një aktore e madhe”, ka thënë Alea Mehaj.

E vogla shtatë vjeçari tha se njëra nga personazhet më frymëzuese për të është edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

“Dua Lipën e kam favorit, më pëlqen po ashtu, si dhe aktoren Malina Weissman”, ka thënë tutje Alea.

Të lumtur për suksesin e të bijës janë shprehur edhe prindërit e të voglës, Armend dhe Besarta Mehaj, të cilët me prejardhje janë nga Peja, por jetojnë në Oslo.

“Ndjehemi të lumtur edhe sigurisht krenar me të gjitha arritjet e Aleas deri më tani. Njëri prej neve e përcjell gjatë gjithë kohës vajzën dhe është pranë saj. Gjithashtu ja mirëmbajmë rrjetet sosiale (Facebook, Instagram, YouTube etj)”, kanë thënë prindërit e vajzës për Telegrafin.

Ndër të tjerash, ata kanë treguar se tashmë një ekip menaxhues kanë shprehur interesim për të voglën Mehaj, dhe po kujdesen për ndërtimin e karrierës së saj.

“Alea e ka fotografin e vet edhe menaxherin i cili ja mbanë kontakt me fushën e modelingut dhe aktrimit. Alesa pasi që është e re në moshë, ne besojmë në talentin e saj, edhe do t’i përkushtohemi qëllimeve të saja. Ne besojmë se ajo më shumë do t’i përkushtohet aktrimit. Deri tash ka marrë pjesë në shumë projekte, edhe ka projekte tjera që është duke i realizuar, por tani për tani do të fokusohet në përgatitjet për gara olimpike në aktrim dhe modelim”, kanë thënë më tej Besarta dhe Armendi.

Më pas, çifti kanë treguar detajet e konkursit të ri në të cilin po e nisin vajzën, ndërsa kanë folur pak edhe për jetën e familjes Mehaj, të cilën e ndajnë mes Kosovës dhe Norvegjisë.

“Në garën olimpike ku Alea po bëhet gati të marrë pjesë, konkurrojnë mbi 80 shtete nga e gjithë bota. Pas realizimit të intervistës së Aleas në RTV Dukagjini, kemi marrë shumë përkrahje nga të gjithë shqiptarët, gjë që na ka bërë lumtur dhe krenarë. Ne si familje jemi shumë krenarë që jemi shqiptarë. Edhe fëmijët e flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe, dhe natyrisht se iu pëlqen shumë që të vijmë në Kosovë. Në vendin tonë mundohemi që të vijmë së paku një herë në vit”, kanë thënë prindërit e Aleas shtatë vjeçare.

Alea përndryshe ka kaluar në një fazë të gjatë selektimi për me u zgjedh që të jetë pjesë e ekipit kombëtar. Ka pasur gjithsej tetë selektime. Dhe në fund, shtatë vjeçarja shqiptare u përzgjedh si më e reja përfaqësuese kombëtare e Norvegjisë ndonjëherë, në Olimpiadë Olimpiadën për Aktrim dhe Modelim.

Vajza shtatë vjeçare ka rrëmbyer vëmendjen edhe të shumë brendeve norvegjeze (kryesisht për fëmijë), të cilat kanë kërkuar që të jetë imazhi i tyre, dhe njëherësh ajo ka të aranzhuar pjesëmarrjen në tri filma që do të dalin së shpejti.

Një nga sponsorët e karrierës së saj është “VICTORIA” nga VaultSkin, reklamat e së cilës transmetohen në mbarë trevat skandinave.

Duket se vogëlushja Mehaj është drejt një të ardhme të sigurt në botën e televizionit, me shpresën për tu bërë një nga emrat e mëdhenj shqiptarë që të përfaqësojë shqiptarët denjësisht në botë. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat