Çfarë ndodhi? Elvana Gjata hyri në “Instagram” dhe fshiu këto foto…

Bota e Yjeve

Çfarë ndodhi? Elvana Gjata hyri në “Instagram” dhe fshiu këto foto…

Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:33
Elvana Gjata

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, ka disa kohë që nuk ka dalë në publik, por nuk ka qenë as aktive në rrjetet sociale.

Largimi i saj nga vëmendja e publikut erdhi si pasojë e masakrës në ish-Bllok, ku i përfshirë ishte i fejuar i saj.

Kanë qenë vetëm disa momente të vogla ku fansat e saj menduan se ajo u rikthye sërish në rrjetet sociale, por në fakt nuk ishte ashtu. Fillimisht kur ajo i bëri follow në “Instagram” deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

Por nuk ishte aspak ashtu, pasi pas reagimeve të shumta që ngjalli follow që ajo i bëri deputetit të PS, Elvana vendosi që ta mbyllte llogarinë e saj në “Instagram”.

Pak më vonë, këngëtarja vendosi që të rikthehej sërish në “Instagram”, ku kishte hequr disa persona nga lista e follower-save, përfshirë edhe Çyrbjan.

Ndërkohë pak ditë më parë fansat e saj vunë re se Elvana kishte hyrë në “Instagram”, pasi i kishte ndjekur këngëtaren Rina.

Por tani ajo ka hyrë në këtë rrjet social dhe ka fshirë dy foto, të cilave u kishte mbyllur komente ndjekësve të saj. Pavarësisht se nuk është aktive me postime, mesa duket këngëtarja navigun në “Instagram”.

Ndërkohë presim që Elvanën ta shohim ditën kur do të ketë edhe premierën e filmit, “2 gisht mjaltë”, për të cilën është përgatitur duke shkuar në studion e stilistit Valdrin Sahiti, për të zgjedhur veshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat