Nuk i mban mend as emrin, reperi shqiptar mohon lidhjen me Kanitën

Bota e Yjeve

Nuk i mban mend as emrin, reperi shqiptar mohon lidhjen me Kanitën

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:40
Kanita Suma

Pak javë më parë, u përhap lajmi se reperi S4MM dhe këngëtarja Kanita Suma janë në një lidhje dashurie.

Dyshimet erdhën pasi reperi i njohur publikoi një foto me një vajzë misterioze nga Parisi, e cila i bëri të gjithë të dyshojnë se ishte ajo që i kishte rrëmbyer zemrën.

Në atë foto vajza nuk dallohej se kush ishte, por në të njëjtën kohë, këngëtarja e njohur postoi në profilin e saj në “Instagram” një fotografi nga Parisi duke na bërë të dyshojmë se janë bashkë.

Por S4MM ka dhënë një intervistë për emisionin “Mirage”, ku mohoi se e njihte Kanitën. Gjatë intervistës ai u shpreh se ishte në dijeni për lajmet që kishin qarkulluar, por sqaroi se nuk janë të vërteta.

“Unë në Paris kam qenë për të xhiruar spotin. Kanë dal muhabete që është një vajzë e Shkupit, e harroj emrin e saj. I kam parë lajmet që thonë se jam me një vajzë të Shkupit, por asgjë nuk është e vërtetë, ajo vajzë është shumë e re”, tha reperi, duke mohuar kështu lidhjen me Kanitën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat