Braktis RTSH-në për një tjetër televizion, ja çfarë emisioni do të prezantojë Viola Spiro

Bota e Yjeve

Braktis RTSH-në për një tjetër televizion, ja çfarë emisioni do të prezantojë Viola Spiro

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:42
Viola Spiro

Ajo është padyshim një nga moderatorë sportive më të pëqlyera dhe më të komentuara nga publiku shqiptar. Është fjala për Viola Sportin, të cilën sezonin e kaluar e kemi parë duke prezantuar “Studio Europa League” në RTSH.

Por tashmë bukuroshja bionde ka vendosur që të largohet nga ky televizion, për t’u transferuar në një tjetër.

Bëhet e ditur se Viola tashmë është pjesë e televizionit “Klan Plus”, ku do të prezantojë emisionin sportiv të quajtur “Sport Plus”.

Kjo është zbuluar nga vetë “TV Klan”, ku ka transmetuar një spot promovues dhe shihet se gjithçka është gati e shumë shpejt Viola do të nisë eksperiencën e saj të re në këtë televizion.

E mesa duket moderatorja do jetë përkrah Turjan Hyskos, pasi ky i fundit pak ditë më parë publikoi foto nga studioja e “Sport Plus”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat