Ju pëlqen të jeni pjesë e një videoklipi? Greta Koçi ka një surprizë për fansat e saj

Bota e Yjeve

Ju pëlqen të jeni pjesë e një videoklipi? Greta Koçi ka një surprizë për fansat e saj

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 18:06
Greta Koçi

Pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Aman” dhe rezultoi mjaft e suksesshme pasi u prit shumë mirë nga publiku. Është fjala për Greta Koçin e cila vazhdon që të jetë shumë aktive me projekte të reja muzikore.

E mesa duket këngëtarja ka nisur menjëherë punën për këngën e radhës. Kësaj here ajo ka menduar që në videoklip të shfaqen edhe vajza të panjohura për publikun.

Greta ka njoftuar përmes një postimi në “Inststory” të gjitha vajzat e interesuara që ta kontaktojnë me mesazh nëse dëshirojnë të marrin pjesë.

“Vëmendje, kësaj here në këngën dhe klipin e ri që do vijë së shpejti, kam vendosur që pjesë e klipit të jenë vajza. Po, po vajza si ju që po lexoni këtë njoftim tani. Jo balerina të njohura, as modele të njohura. Ju që nuk ju njeh askush por jeni aq të bukura sa duhet ta shohi këtë bukuri gjithkush. Kontaktoni në inbox të gjitha ju vajza që dëshironi të jeni figurante në klipin tim të radhës”, shkruan këngëtarja e njohur në postimin e saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat