Çifti i njohur: Nuk kemi bërë seks, deri sa u martuam

Bota e Yjeve

Çifti i njohur: Nuk kemi bërë seks, deri sa u martuam

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 06:47
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Mbetën të pastër deri në dasmë! Këngëtari Justin Bieber, 24 vjeç dhe modelja Hailey Baldwin, 22 vjeç, të cilët u martuan shtatorin e lënë pas, pretendojnë se nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale deri ditën e martesës.

Në një intervistë për revistën ‘Vogue’ ata thonë se ky është një prej vendimeve më të mira që kanë marrë.

Dy të rinjtë u martuan vetëm 12 javë pas fejesës, duke thënë se e përshpejtuan martesën edhe për të pasur mundësi që të bënin seks bashkë, por jo vetëm për këtë!

Image

Justin thotë se, “Kur e ritakova në muajin korrik, kuptova se sa më mungonte dhe ndikimin pozitiv që kishte në jetën time”.

Lidhur me vendimin Bieber thotë se këtë gjë e ka bërë për shkaqe fetare.

Për herë të parë Justin dhe Hailey u njohën në vitin 2009, por lidhja e tyre nisi fuqishëm vetëm gjatë vitit të lënë pas. Thuhet se çifti po programon një ceremoni zyrtare, e cila do të jetë simbolike, duke qenë se tashmë janë zyrtarisht burrë dhe grua.

“Nganjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë, sepse u mungon vetëvlerësimi. Këtë e bëjnë si femrat dhe meshkujt. Ia dedikova veten Zotit, sepse gjendja ime shpirtërore ishte më e mirë. Dhe unë besoj se Zoti më bekoi me Hailey-n. Shpërblehesh për sjelljet e mira”, tha Bieber. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat