Do ta shohim shumë shpejt te “TV Klan”, Rashel Kolaeci jep lajmin e papritur

Bota e Yjeve

Do ta shohim shumë shpejt te “TV Klan”, Rashel Kolaeci jep lajmin e papritur

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 06:59
Rashel Kolaeci

Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Rashel Kolaneci ka zbuluar më në fund se ku do ta shohim shumë shpejt.

Ajo ka vendosur që të qëndrojë në televizionin “Klan”, por jo më në programin e Ermal Mamaqit.

Nëpërmjet postimeve në “Instastory”, Rasheli ka treguar se ajo do të jetë pjesë e programit të humorit “Duplex”, përkrah aktorëve më të njohur të humorit.

Image

Rasheli zbulon se këtë të shtunë do ta shohim në “Klan”, si pjesë e trupës në show-n më cool në Shqipëri.

“Duplex Show i uroj shfaqje të suksesshme dhe sezon të mbarë! Me pak fjalë po i bie si nga Kina, nga dita e shtunë ora 20:05 më ndiqni në Klan, si pjesë e trupës në shoën më cool në Shqipëri. Zyrtarisht e juaja. Ju dua”, shkruan bukuroshja.

Ajo nuk ka zbuluar detaje të tjera, se cili do të jetë roli i saj në këtë spektakël të humorit. Por nga eksperienca e mëparshme e saj, mund të themi se Rasheli do të jetë një nga femrat më provokuese në këtë program.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat