Besa Kokëdhima godet me reagimin për përdhunimet e fundit në Shqipëri e Kosovë

Bota e Yjeve

Besa Kokëdhima godet me reagimin për përdhunimet e fundit në Shqipëri e Kosovë

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 20:20
Besa Kokëdhima

Në Tiranë sot u mbajt një protestë kundër rasteve të përdhunimit.

Besa Kokëdhima përmes disa postimeve në InstaStory ka reaguar lidhur me rastin e fundit në Shqipëri dhe atë në Kosovë.

“Eshte DRAMATIK po ashtu rasti i 16-vjeçares në Drenas, e përdhunuar nga mësuesi e më pas nga një polic! Bëjini shembuj këta monstra që shkatërrojnë jetët e këtyre engjëjve dhe të familjeve të tyre dhe instalojnë në shoqëri tmerrin dhe përçudnimin shtazarak!”, ka shkruar Besa.

Në një tjetër postim, ajo solli imazhin e policit, që shpërtheu në lot gjatë protestës në Drenas.

“Ja një polic që përfaqëson Vlerat dhe humanitetin e një policie që duam!”, shkroi Besa.

Në fund, Besa Kokëdhima ka shkruar se në radhët e policisë ka edhe njerëz të mrekullueshëm, duke shtuar “Ju përulem të gjithë juve që bëni detyrën tuaj me korrektësi humanizëm e ndershmëri, pavarësisht vështirësive tuaja”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat