Kylie Jenner dështon me veshjen në “Grammy Awards”

Bota e Yjeve

Kylie Jenner dështon me veshjen në “Grammy Awards”

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:00
Kylie Jenner

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve Grammy Awards.

Tashmë mediat kanë nisur të shkruajnë për dukjet e yjeve botërore gjatë parakalimit në qilimin e kuq në Los Angeles.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë përfshirë në listën e yjeve botërore që kanë marrë nota të larta për veshjet e tyre.

Por, ka edhe prej tyre që u gjykuan për dukjen dhe në mesin e tyre ishte modelja e njohur, Kylie Jenner.

Bukuroshja 21-vjeçare u shoqëruar me të dashurin, reperin e njohur amerikan, Travis Scott, i cili nuk ishte i nominuar në ndonjë kategori muzikore.

Kylie ishte veshur për këtë rast me një palë pantallona rozë të markës Balmain, i cili u cilësuar si një katastrofë e vërtetë e modës.

Ndryshe, Lipa ka fituar dy çmime prestigjioze dhe me këtë rast ka marrë urime të shumta prej personaliteteve të njohura. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat