Marsela Çibukaj konfirmon lidhjen me këngëtarin e njohur: Nuk shpjegohet dot me fjalë…

Bota e Yjeve

Marsela Çibukaj konfirmon lidhjen me këngëtarin e njohur: Nuk shpjegohet dot me fjalë…

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 21:36
Marsela Çibukaj

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj ka pranuar se është e dashuruar me këngëtarin, Vitmar Basha.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto të shkëputura nga koncerti i Vitmarit, i cili prezantoi albumin kushtuar Marselës.

Çibukaj përmes këtyre fotografive konfirmoi lidhjen e saj me Vitmarin. “Ka gjëra që nuk mund të shpjegohen me fjalë, veçanërisht dashuria”, shkruan Marsela bashkëngjitur me fotot.

Ndërkohë kujtojmë se në fillim të shkurtit, këngëtari i njohur rrëfeu për herë të parë se është në një lidhje me Çibukajn. Madje në një intervistë për emisionin “Lart e poshtë” ndër të tjera ai pranoi se motivi i tij për albumin e ri është pikërisht ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat