Moderatorja shqiptare befason me deklaratën: Edhe femrat e ‘showbiz’-it tonë dhunohen

Bota e Yjeve

Moderatorja shqiptare befason me deklaratën: Edhe femrat e ‘showbiz’-it tonë dhunohen

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:50
Fatma Haxhialiu

Në vetëm pak kohë, në vendin tonë mbetën të vrara gjashtë gra. E teksa dhuna ndaj tyre është kthyer në një nga temat më shqetësuese, ka ende gra shqiptare që vazhdojnë të mbajnë të fshehtë faktin që janë viktima të dhunës nga bashkëshortët.

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu ka treguar se të tilla raste ka edhe në radhët e “showbiz”-it tonë.

Sipas saj, shumë femra të ekranit dhunohen psikologjikisht dhe fizikisht nga partnerët, por situatat e tyre nuk bëhen publike.

“Mund të gjesh gra në karrierë, vajza që mund të duken të realizuara, ‘bizneswoman’, apo vajzat e ‘showbiz’-it deri tek ato që duken të emancipuara, dhe tek ato ka raste dhune. Në shumicën e tyre, ato janë të dhunuara psikologjikisht, por dhe fizikisht nga partnerët e tyre, qoftë dhe nga rrethi shoqëror. Përfshirë dhe mua. Ne jemi shoqëri që e dhunojmë gruan. Mjafton të dallosh në rrugë mënyrën si të shohin apo të drejtohen”, u shpreh Fatma gjatë emisionit “KafeIn”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat